(FOTO) 'ZBARKOJNË' KONTROLLET NË QELITË E FIERIT/ Të dënuarit i gjendet celulari dhe i sekuestrohet Iphone
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Maj 2026, 16:49
Në burgun e Fierit është zhvilluar një kontroll për sende të ndaluara, me qëllim forcimin e sigurisë dhe parandalimin e futjes së objekteve të paligjshme në ambientet e brendshme.
Kontrollet janë kryer nga Grupi i Sigurisë në disa sektorë të godinës B. Gjatë kontrollit, tek i dënuari L.K është gjetur dhe sekuestruar një telefon celular i llojit iPhone.
Pas këtij rasti është mbajtur raport incidenti dhe i dënuari është vendosur në veçim. Materialet përkatëse i janë kaluar strukturave përgjegjëse për vijimin e procedurave.
