Kishte humbur kontaktet me familjen, gjendet pas dy ditësh i moshuari në Devoll
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Maj 2026, 13:10
Ditën e sotme, pas një operacioni kërkimi, u bë e mundur gjetja e një të moshuari i cili prej 2 ditësh kishte humbur kontaktet me familjarët.
I moshuari me iniciale N.B. vuante nga demenca dhe ishte larguar nga banesa.
Ditën e sotme, forcat e zjarrfikëses së bashkisë Devoll zhvilluan sërish një operacion të gjerë kërkimi në zonë, së bashku me policinë, ku fatmirësisht u gjet i moshuari në gjendje të mirë shëndetësore.
Ai u dërgua drejt spitalit të Bilishtit për të marrë ndihmën e duhur mjekësore për shkak të lodhjes dhe qëndrimit jashtë gjatë këtyre dy ditëve.