Grabitja me a*më në argjendarinë në Kamëz, gjykata lë në burg 22-vjeçarin (EMRI+VIDEO)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Maj 2026, 14:36
Gjykata e Tiranës lë në burg me afat 60-ditor 22-vjeçarin Elez Hysa, një nga grabitësit e dyshuar të argjendarisë në Kamëz.
Policia arrestoi Elezin si një nga autorët e grabitjes, teksa gjatë hetimeve ka gjetur pranë banesës së tij veshje të ngjashme me ato të përdorura në krim, pjesërisht të djegura, dhe kuti boje që përkojnë me ngjyrën e motorrit me të cilën dyshohet të jetë modifikuar. Kamerat e sigurisë e çuan policinë drejt zonës ku banonte Elezi gjatë ndjekjes së itinerarit që kanë përdorur për t’u larguar.