BE HAP DERËN PARA 2030/ Balla: Propozimi i Merz përshpejton anëtarësimin. Tabaku: Vazhdim i projektit të Merkel, duhen reforma
Propozimi i kancelarit gjerman ka bërë optimist PS dhe PD mbi integrimin. Madje projekti sipas tyre mundëson anëtarësimin e Shqipërisë në Union edhe para vitit 2030. Megjithatë nga PD shtohet se formula kërkon plotësimin e detyrimeve ndërsa mazhoranca ka lëshuar terren duke ofruuar bashkëpunim dhe delegacion të përbashkët në parlamentin evropian
Konsensusi për integrimin në BE u zhvendos jo vetëm me votë por dhe me përafrimin e qendrimeve edhe pse në seancë nuk munguan replikat mes PS e PD.
Formula e propozuara nga kancelari gjerman Fridrich shihet si mundësia më e mirë e anëtarësimit
Balla: Propozimi Merz bën anëtaresimin para kohe.
Jorida Tabaku nga PD po ashtu shfaqet optimiste dhe e konsideron projektin vazhdim të ish kancelares Angela Merkel
Tabaku shton kushtin e plotësimit të reformave.
Taulant Balla bën të ditur datën e votimit në PE të raportit të Shqipërisë por edhe këtu kërkon konsensus
Megjithatë përgjigje dha dhe ndaj akuzave të opozitës për drejtësinë. Balla shton se dhe Moldavia po merr shembull nga reforma në Shqipëri, ndaj apelon për një tjetër sjellje politike.
