“ZGJEDHORJA” KA HUMBUR KOHË! Ambasadori i OSBE: Numri i deputetëve, Vendimmarrja i takon shqiptarëve
Prezenca e OSBE-së në Shqipëri vlerësoi se reforma zgjedhore ka ecur ngadalë, por theksoi se rifillimi i punës së komisionit dhe fokusi te financimi i partive janë hapa të rëndësishëm. Ambasadori Michel Tarran nënvizoi se modeli zgjedhor, numri i deputetëve dhe reforma territoriale janë vendime që u takojnë vetë shqiptarëve.
Që nga fillimi kanë punuar ngadalë, kanë humbur kohë, por gëzohemi që kanë rifilluar punën e tyre.
Ky ishte mesazhi I ambasadori i i OSBE-së në Shqipëri, Michel Tarran për Komisionin e Posacëm për Reformën Zgjedhore, të cilin e mbështet me ekspertizë, duke nënvizuar se rekomandimet e ODIHR janë baza kryesore e punës.
Në lidhje me diskutimet për uljen e numrit të deputetëve nga 140 në 100, Ambasadori I OSBE theksoi se ky është një debat politik i brendshëm dhe se çdo vend ka realitetin e tij demografik dhe institucional.
Sa i përket reformës territoriale, OSBE u shpreh se nuk ka ende një vendim për hartën e re administrative dhe se kjo mbetet një çështje në kompetencë të institucioneve shqiptare.
Shefi I prezencës së OSBE në Shqipëri një koment e pati edhe për kritikat e partive të vogla se reforma zgjedhore favorizon subjektet e mëdha politike.
I Pyetur mbi debatin e gjatë për tranzicionin në Shqipëri, përfaqësuesi i OSBE-së theksoi se tranzicioni nuk do të thotë mungesë zhvillimi, por një proces ndryshimi të vazhdueshëm institucional dhe politik.
Ambasadori i i OSBE-së në Shqipëri I bëri këto deklarata pas një takimi në Pogradec.
