FORMULË E RE PËR INTEGRIMIN/ Kancelari Merz letër vendeve të BE: Përshpejtojmë anëtarësimin
Kancelari gjerman ka kërkuar përshpejtimin e anëtarësimit të vendeve të Ukrainës dhe ballkanit në BE. Përmes një shkrese dërguar shteteve anëtare ai propozon një formulë inovative ku theksohet përfshirja në tregje, por dhe takime të përbashkëta mes Unionit dhe shteteve kandidate.
Bashkimi Evropian po diskuton disa formula sa i përket anëtarësimeve të reja. Kancelari gjerman Friedrich Merz u ka kërkuar vendeve anëtare të përshpejtojnë procesin për Ukrainën por dhe për vendet e ballkanit. Sa i përket kiveit propozohet hapja e negociatave për të gjithë kapitujt, ndërsa për vendet e ballkanit zbatimin e formulës së anëtarësimit të pjesshëm
"Sugjeroj që të shqyrtojmë zgjidhje inovative edhe për ato vende kandidate që janë përgatitur për pranimin e tyre prej një kohe të gjatë tani dhe që të përshpejtojmë edhe procesin e tyre të pranimit. Së bashku me kolegët, do të vazhdoj të punoj për këtë."
Madje Merz jep dhe shembull për zbatimin e kësaj strategjie.
"Qasje të privilegjuar në Tregun e Brendshëm dhe lidhje më të ngushta me institucionet evropiane në procesin e përditshëm të vendimmarrjes, për shembull duke u dhënë statusin e vëzhguesit vendeve të Ballkanit Perëndimor në të gjitha institucionet përkatëse të BE-së, dhe duke mbajtur seanca të përbashkëta të Komisionit Evropian ose Parlamentit Evropian me përfaqësues të vendeve."
Një nismë e tillë sipas Merz mund t'i afrojë ndjeshëm vendet kandidate me ne dhe kështu të nxisë një ambicie të re për reforma të mëtejshme të nevojshme për të arritur anëtarësimin e plotë. Më tej ai shton se nëse propozimi pranohet duhet të krijohet një Task Forcë të dedikuar për të përpunuar detajet.
