"Anëtarësimi me faza nuk na dëmton"/ Balla: Gati miratimi i IBAR, nesër u kalon ambasadorëve të vendeve anëtare

Rruga e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian po merr një kthesë intensive dhe plot zhvillime të papritura. Sipas raporteve më të fundit nga strukturat europiane, një punë kolosale e realizuar nga institucionet shtetërore për adresimin e 92 problematikave themelore ka kaluar në fazat vendimtare të miratimit burokratik.Taulant Balla,deputeti i partisw socialiste, gjatw seancws parlamentare nw Kuven ka vwnw theksin tek  dokumenti qw do pwrshpejtojw anwtarwsimin  e Shqipwrisw nw familjen europiane, tek arritjet e ffundit tw vendit nw luftwn kundwr korrupsionit dhe pwrshpejtimi i anwtarwsimit tw vendit nga disa shtete europiane.

Dosja shqiptare sipas tij wshtw  transferuar me ritme të shpejta nga grupet e punës drejt Komitetit të Përfaqësuesve të BE-së (COREPER), për t'i hapur rrugë mbajtjes së Konferencës Ndërqeveritare.

Ky hap i rëndësishëm vjen si një konfirmim i vlerësimeve të larta që shtetet udhëheqëse, si Gjermania, i bëjnë reformës në drejtësi dhe procesit të vetingut në vend. Arritjet e fundit në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar po cilësohen zyrtarisht nga Berlini si një model i vërtetë për t'u ndjekur nga shtetet e tjera aspirante. Ndërkohë, një surprizë e madhe diplomatike është konfirmuar së fundmi në tryezat e ndërkombëtarëve.

Italia dhe Austria kanë dalë me një propozim zyrtar për të përshpejtuar procesin e anëtarësimit për vendet e Ballkanit Perëndimor, duke veçuar specifikisht Shqipërinë dhe Malin e Zi si dy shtete pararendëse.

Ky plan gjithashtu po mbështetet fuqishëm edhe nga një angazhim zyrtar i Kancelarit gjerman për përmbylljen e suksesshme të procesit të zgjerimit. Në dritën e këtij propozimi, theksohet se objektivi kombëtar për mbylljen e negociatave deri në fund të vitit 2027 përputhet plotësisht me programin e dakordësuar me Komisionin Europian.

Pas mbylljes së këtij kapitulli, topi i kalon vendeve anëtare për procesin e ratifikimit, i cili në disa shtete si Franca mund të kalojë deri në referendume popullore. Për më tepër, pavarësisht diskutimeve mbi "anëtarësimin me faza", raportimet sqarojnë se kjo strategji e re nuk sjell dëme, por thjesht siguron një integrim të qëndrueshëm teksa vijon plotësimi i detyrimeve. Këto zhvillime historike e vendosin fatin e vendit në një trajektore të pandalshme drejt familjes europiane.

Taulant Balla: “Bashkimi Europian në respekt të atyre procedurave burokratike të vetat kalon nga grupi i punës tek komiteti i përfaqësuesve, pra nga Koela tek Koreperi nesër, ku në një farë mënyre miratohet gjithë ajo punë kolosale e bërë nga shumë institucione shtetërore, nga qindra djem e vajza, burra e gra të përfshirë në këtë proces të adresimit të atyre që i kemi quajtur piketa të ndërmjetme. Mendoj që dhe ju mediat për shkak të rolit tuaj të pazëvendësueshëm është mirë që t'ua shpjegojmë qytetarëve çfarë ka qenë gjithë kjo punë. Për një prej grupkapitujve më të rëndësishëm që janë themeloret u identifikuan më shumë se 92 hendeqe, pra problematika që duheshin adresuar.

 Mos harroni asnjëherë që themeloret, dhe mes tyre kapitulli 23, 24 në historinë e Bashkimit Europian janë ato që hapen të parat dhe mbyllen të fundit. Por në rastin e Shqipërisë,  këtu dua të citoj fjalë për fjalë vlerësimin që vjen nga Gjermania si një vend le të themi udhëheqës në kuadër të barazisë brenda vendeve anëtare të Bashkimit Europian, ku thuhet shprehimisht që Shqipëria me reformën në drejtësi, me vetingun, me luftën kundër korrupsionit të krimit të organizuar, me këto arritje, është një model, reforma në drejtësi në Shqipëri është një model për vendet e tjera të cilat aspirojnë. Kështu  kjo javë e rëndësishme përmbyllet nesër me komitetin e përfaqësuesve për të ecur javën tjetër me konferencën ndërqeveritare. Mendoj që të gjitha palët politike në vend duhet të kuptojnë që jetojmë dhe pastaj në një momentum tjetër, jo që lidhet me këtë javë në Kuvendin e Shqipërisë, por që lidhet me një qasje të re nga vendet e rëndësishme anëtare të Bashkimit Europian.
  Ështw  bërë publike fakti që Italia dhe Austria kanë dalë me një propozim që ka të bëjë me përshpejtimin e procesit të anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe këtu specifikohet Shqipëria dhe Mali i Zi si dy vende pararendëse, por përfshihet dhe Moldavia, ndërkohë që për Ukrainën duhet të kuptojmë që duhet të ketë le të themi një qasje sui generis.

Dje kancelari gjerman, bashkë me zonjën Tabaku dhe zotin Hasani kemi qenë në Berlin, e kemi kuptuar që aty do të kishte një komunikim zyrtar nga Republika Federale Gjermane përmes kancelarit sa i përket angazhimit të palëkundur të Gjermanisë për ta përmbyllur procesin e zgjerimit me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe me Moldavinë, me angazhimin që citohet qartë. Diçka që besoj që ju e kishit dëgjuar më përpara, që e kishte njoftuar dhe kryeministri Rama, pra ne duhet të gjejmë një zgjidhje, thotë Kancelari gjerman, e cila le të themi të na garantojë dhe anëtarësimin me faza.

 Nuk duhet të kemi frikë që anëtarësimi me faza na dëmton. Përkundrazi, anëtarësimi me faza nuk ka të bëjë me ne, do vazhdojmë të përmbushim të gjitha detyrimet tona. Ambicia jonë për të përmbyllur negociatat deri në fund të vitit 2027 është një ambicie që tanimë përputhet edhe me atë program që kemi dakordësuar me Komisionin. Por ajo që propozon kancelari gjerman, që në një farë mënyre është në të njëjtën linjë dhe me Italinë dhe Austrinë, dhe që mendoj që do të jetë dhe Franca pjesë e kësaj qasje, ka të bëjë me atë që vjen më pas. Pra me ratifikimin. Pra për ta ditur qytetarët, në fund të vitit 2027 mbyllen negociatat, nga ai moment bëhet gati marrëveshja që shkon për t'u ratifikuar te vendet anëtare dhe tani topi nuk është më në krahun e vendeve aspirante, por është në fushën e vendeve anëtare. Mos e harroni asnjëherë që procesi i ratifikimit është një proces i gjatë, kërkon përfshirjen e parlamenteve, mund të kërkojë edhe përfshirjen e popullit me referendum. Për shembull në rastin e Francës kuptohet qartë që kur ka qenë presidenti Shirak apo Sarkozi në mos gaboj, është lënë e hapur që nëse kërkohet mund të shkohet për zgjerimin edhe tek populli. Unë nuk besoj që do të jetë rasti, pavarësisht se çfarë do të ndodhi në Francë në zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm dhe më pas edhe zgjedhjet parlamentare, por unë mendoj që Shqipëria jonë e përbashkët ka arsye të jetë e gëzuar sot, të jetë e gëzuar nesër, të martën e ardhshme... në 26 maj.

Një datë e bukur kjo e 26 majit, 2026, për të mos kujtuar dhe për të kujtuar 26 majin e vitit 1996. Por megjithatë duhet të jemi të gëzuar për një arritje dhe unë nuk hezitoj, kushdo që kontribuon, dhe e kam thënë në seancën e kaluar, do ta them dhe sot kur të vijë momenti i miratimit me konsensus të rregullores së Kuvendit... që duhet të mos harrojmë asnjëherë që çdo shërbim sot që i bëjmë procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian”...