KQZ shqyrton kërkesën e Lefter Maliqit për heqjen e mandatit të Kreshnik Hajdarit, Celibashi tërhiqet nga çështja, ja arsyeja

KQZ shqyrton kërkesën e Lefter Maliqi për t’i hequr mandatin e kryetarit të Bashkisë Kuçovë, Kreshnik Hajdari.

Përfaqësuesi ligjor i Kreshnik Hajdarit: “Hajdari nuk është në kushtet e ndalimit të ushtrimit të mandatit si kryetar i Bashkisë Kuçovë.”

Arben Llangozi, përfaqësuesi i Lefter Maliqit: “Duhet përjashtuar Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi, sepse ai ka mbajtur një qëndrim një herë për këtë çështje dhe nuk mund të presim një vendim tjetër nga i njëjti person!”

Celibashi: “Në përgjigje të kërkesës suaj, heq dorë nga shqyrtimi i kësaj kërkese. E konsideroj veten në konflikt të interesit ndaj tërhiqem nga kjo çështje.”