“Doja të kërkoja ndjesë se të ula gradat, lejove të dominojë cinizmi yt” - Manjës nuk i del inati nga Peleshi: Nuk dua lëmoshë në ...
Deputeti i PS-së, Ulsi Manja ka reaguar nga foltorja e Kuvendit, pasi kryeparlamentari Niko Peleshi më herët nuk i dha fjalën për replikë dhe i kërkoi mos t’i drejtohet si “Niko”.
Manja tha se donte t’i kërkonte ndjesë publike kryeparlamentarit për mënyrën si iu drejtua, por që nuk u lejua ta bëjë sepse Peleshi “lejoi të dominojë cinizmi me mikrofon".
Ndër të tjera shtoi se nuk gjeti nga ai mirëkuptimin që të merrte fjalën në vend të një deputeti tjetër socialist, ashtu siç sipas tij e lejon dhe rregullorja.
“Zoti Kryetar i Kuvendit meqë qëparë nuk më dhe fjalën për t’ju përgjigjur Sali Berishës, të paktën të të kërkoja dhe ndjesën publike me mikrofon se të ula gradat që ke dhe preferove që në vend të ndjesës publike times me mikrofon, lejove të dominojë cinizimi yt me mikrofon.
Dua të të kujtoj se fuqia e ndjesës dhe pa mikron është më e fortë se cinizimi i kujtdo në raport me kolegët në këtë sallë. Unë e njoh rregulloren e Kuvendit si deputet prej vitesh, dhe kur ka çështje për diskutim me minutazh të caktuar nuk lejohet replika por në mirëkuptim me kolegun mund të ndryshohet rradha e fjalës.
Ju nuk e patët këtë mirëkuptim. Por ke mirëkuptimin tim të plotë se nuk është kollaj të përballesh me një dinosaur politk si Berisha, që mbijeton në pushtet me mjetet që di të përdore më mirë, shpifjen, baltën, shantazhin dhe gradën që ka marrë së fundmi “non grata”. Se që të përballesh me këtë lloj politik nuk të vjen në ndihmë rregullorja e Kuvendit, përveçse se rregullorja jote”, u shpreh Manja
“Nuk jam Niko unë! Do të flasësh kur të të vijë radha” - Peleshi i tregon vendin Ulsi Manjës

