Iku nga AMP, Eduard Merkaj emërohet në krye të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve

Eduart Merkaj është emëruar në krye të SHKBB, Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve ose siç do të njihet me ligjin e ri Agjencia e Mbikqyrjes së Institucioneve të ekzekutimit të vendimeve penale.

Më herët Merkaj drejtoi AMP si dhe ka mbajtur funksione drejtuese në policinë e shtetit.

Merkaj ishte emëruar në krye të AMP-së më 26.09.2025 dhe u largua në prill 2026, duke u zëvendësuar nga Klevis Qose, i cili më parë mbante postin e ish-drejtorit të burgjeve.