7.6 MILIARD LEKË tendera vetëm për Korrikun, a e mban burgun Linda bukuroshja?!
Linda bukuroshes i kanë përqendruar në duar një pjesë të madhe të tenderave të institucioneve më të rëndësishme të vendit nisur nga Shëndetësia e duke përfunduar tek AKSHI.
Përqendrimi i fondeve publike në një palë duar të vetme dhe mënyra si po menaxhohen kontratat me vlera miliona euro e vë direkt në shënjestër të organeve të drejtësisë. Kjo e fundit i bie me top paravr publike, dhe gojët e liga thonë se e ka xhepin e thellë, pavarësisht se në Facebook shkruan se i ka kursyer Buxhetit të Shtetit 40 MLN €.
Sipas të dhënave të publikuara në Buletinin e Prokurimeve Publike më 11 maj 2026, janë hapur 7 procedura të mëdha të lidhura me mirëmbajtjen e sistemeve elektronike shtetërore, me një fond total që arrin në rreth 7.6 miliardë lekë me TVSH. Të gjitha procedurat janë firmosur nga OBP dhe mbajnë vetëm shënimin se do të zhvillohen “brenda korrikut 2026”, pa një kalendar të detajuar për datat konkrete të garës.
Ndër procedurat më të mëdha të publikuara është tenderi për mirëmbajtjen e sistemit “e-Taxation” për Tatimet, me vlerë rreth 2.7 miliardë lekë. Një tjetër kontratë me vlerë shumë të lartë lidhet me sistemin “e-Kontrolli” të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, me fond limit 2.52 miliardë lekë.
Në listë përfshihen gjithashtu tenderë për mirëmbajtjen e sistemeve të Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, sistemit të Provimit të Shtetit për Profesionet e Rregulluara, databazës shtetërore të trafikut detar, si dhe platformave të shkëmbimit të informacionit financiar dhe identifikimit të anijeve.
Burime pranë sektorit të prokurimeve ngrenë dyshime mbi mënyrën si po përcaktohen fondet limit dhe mungesën e transparencës për afatet konkrete të zhvillimit të procedurave. Sipas tyre, praktika e shpalljes së tenderëve me afate të paqarta krijon terren për negocime dhe lëvizje të kontrolluara në prapaskenë.
Adashja e saj Linda Karçanaj shpërtheu në lot e dha shfaqje të mësuar përmendsh për të vërtetuar se ka vjedhur si pupette, por pyetja e vetme që bie është a e mban Linda bukuroshja burgun? /Marre nga "JOQ Albania"

