BORDI 'UL' ÇMIMET E KARBURANTEVE/ Ja sa do të shiten nafta dhe benzina nga sot
Bordi i Transparencës ka përcaktuar çmimet e reja të karburanteve që do të jenë në fuqi nga sot, 15 maj 2026, ora 13:00.
Sipas vendimit, nafta do të shitet me pakicë deri në 198 lekë për litër, ndërsa me shumicë deri në 186 lekë për litër. Benzina është vendosur të shitet me pakicë deri në 185 lekë për litër dhe me shumicë deri në 173 lekë për litër.
Këto çmime do të mbeten të vlefshme deri në mbledhjen e radhës së bordit, ku pritet të rishikohen sipas ndryshimeve në treg.
Bordi ka kujtuar se operatorët e tregut janë të detyruar t’i zbatojnë këto çmime. Në rast shkeljesh, parashikohet edhe pezullimi i aktivitetit të tyre.
Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, Ministria e Financave dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë janë të angazhuara për të mbrojtur konsumatorët dhe për të ruajtur konkurrencën në treg.
Në sqarimin shoqërues thuhet se çmimet aktuale janë nën kufijtë e përcaktuar nga akti normativ i datës 3 prill 2026, ndaj për karburantet do të vazhdojë të aplikohet niveli i plotë i akcizës prej 100%.
NJOFTIMI ZYRTAR I BORDIT:
Bordi i Transparencës në datë 15 Maj 2026, në mbledhjen e radhës vendosi:
✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 198 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 186 lekë/litër.
✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 185 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 173 lekë/litër.
????️Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 15 ora 13.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.
⚠️Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtij vendimi.
????Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.
????️ Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit sëbashku me Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë janë angazhuar të mbrojnë interesat e konsumatorëve shqiptarë dhe ruajtjes së parimeve të konkurrencës së ndershme në treg.
SQARIM: Referuar Aktit Normativ nr. 1, Datë 3.4.2026 “Për një shtesë në ligjin nr. 61/2012, “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë,” të ndryshuar, ku është parashikuar, se në rast se çmimi i shitjes me pakicë, për gazoili është më i lartë se 220 lek/litri, apo për benzinën është më i lartë se 200 lek/litri, zbatohet niveli 80% i akcizës. Bazuar në zbatimin e metodologjisë për llogaritjen e çmimeve tavan te shitjes me pakice, çmimet janë nën kufirin e Aktit Normativ nr. 1, datë 3.4.2026, dhe për rrjedhojë niveli i akcizës do të zbatohet i plotë, 100%.

