“Vijat e kuqe” të integrimit europian/ Zhulali: Mungesa e kushteve rrezikon ngadalësimin e rrugës së Shqipërisë drejt BE-së

Në emisionin “Ora e Betit” ishte e ftuar diplomatja Ilda Zhulali, e cila foli për zhvillimet në procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe shqetësimet që janë ngritur nga raportet ndërkombëtare.

Gjatë emisionit, ajo u ndal te kushtet që Bashkimi Europian i ka vendosur Shqipërisë, duke përfshirë edhe çështjet që lidhen me shtetin e së drejtës dhe funksionimin e institucioneve.

Ajo tha se procesi i negociatave nuk varet vetëm nga hapja e kapitujve, por nga përmbushja e kushteve themelore që monitorohen gjatë gjithë rrugës drejt anëtarësimit.

Në studio u diskutua edhe për raportet që kanë ngritur shqetësime nga Brukseli, si dhe për qëndrimet e opozitës dhe partive evropiane, të cilat kërkojnë më shumë garanci për standardet demokratike dhe zgjedhjet.

Zhulali u ndal gjithashtu te rëndësia e besueshmërisë së institucioneve shqiptare në këtë proces dhe nevojës për reforma të qëndrueshme që ndikojnë drejtpërdrejt në hapjen dhe mbylljen e kapitujve të negociatave.

Emisioni solli në vëmendje edhe debatin politik brenda vendit, ku qeveria dhe opozita japin vlerësime të ndryshme për ecurinë reale të integrimit europian.

NDIQNI EMISIONIN E PLOTË "ORA E BETIT" NË ORA NEWS: