Pas incidentit mes Brigitte dhe Macron, mediat zbulojnë rolin e aktores që 'ndezi' thashethemet për çiftin presidencial

Mediat e huaja kanë rikthyer në vëmendje një ngjarje që dikur bëri bujë në rrjet, ku përmendet një incident mes presidentit francez Emmanuel Macron dhe bashkëshortes së tij Brigitte.

Sipas raportimeve, gjithçka lidhet me aktoren iraniane Golshifteh Farahani, e cila dyshohet se ka pasur komunikime me Macron.

Këto mesazhe, sipas disa burimeve mediatike, mund të kenë krijuar tensione në çiftin presidencial, që më pas u reflektuan në një moment të diskutuar publikisht.

Gazetari politik Florian Tardif, në librin e tij “Një çift (pothuajse) perfekt”, shkruan se mes Macron dhe aktores ka pasur një raport miqësor dhe se ajo është përshkruar si një figurë shumë e njohur dhe e vlerësuar në rrethet artistike.

Ai përmend gjithashtu se situata rreth këtyre kontakteve ka qenë pjesë e thashethemeve politike dhe mediatike.

Por sipas autorit, ngjarjet që u interpretuan si një keqkuptim, nuk kanë pasur një shpjegim të thjeshtë dhe kanë ushqyer spekulime të shumta në media.

Golshifteh Farahani, e lindur në Teheran, është një aktore e njohur ndërkombëtarisht.

Ajo vjen nga një familje artistësh dhe ka nisur karrierën që në moshë të re, fillimisht në muzikë dhe më pas në aktrim. Sot ajo njihet edhe për qëndrimet e saj kritike ndaj regjimit iranian dhe mbështetjen për të drejtat e grave dhe lirinë artistike.