Rritet prania detare ruse në Baltik/ Berlini: Aktivitet i shtuar i flotës në pika strategjike

Forcat detare ruse janë vendosur në disa pika strategjike në Detin Baltik, sipas një zëdhënësi të qeverisë gjermane.

Ai tha në një konferencë për shtyp se është vërejtur një rritje e pranisë së marinës ruse në këtë zonë.

Sipas tij, kjo lëvizje mund të lidhet edhe me aktivitetin e shtuar të NATO-s në rajon, përfshirë praninë e anijeve luftarake si shkatërrues dhe fregata.

Po ashtu u përmend edhe e ashtuquajtura “flota në hije” e Rusisë, që sipas vlerësimeve mund të jetë pjesë e kësaj dinamike detare.

Megjithatë, nga pala gjermane u bë e ditur se deri tani situata po shihet si aktivitet normal dhe nuk ka arsye për shqetësim.