(VIDEO) Protestë e dh*nshme në qendrën e azilit në Holandë/ Rreth 15 azilkërkues u rrezikuan nga tubimet
Një zjarr ka shpërthyer në një qendër azili në Holandë, gjatë një proteste kundër emigrantëve në zonën e Loosdrecht.
Sipas mediave lokale, rreth 400 persona janë mbledhur pranë qendrës së azilkërkuesve, ndërsa situata është tensionuar kur disa protestues kanë hedhur fishekzjarre drejt shkurreve përpara godinës, duke shkaktuar zjarr.
Raportohet se në fillim protestuesit kanë penguar ndërhyrjen e zjarrfikësve, ndërsa më pas policia ka ndërhyrë me forca speciale për të shpërndarë turmën.
Brenda ndërtesës në momentin e ngjarjes ndodheshin 15 azilkërkues, të cilët nuk kanë pësuar lëndime.
Autoritetet holandeze e kanë cilësuar incidentin si të rëndë dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.
???????? More footage of Dutch protesters setting fire to a new asylum centre in Loosdrecht while blocking firefighters from reaching the area.pic.twitter.com/3diZ5cArz9 https://t.co/rW4AAjeMF7
— Mario Nawfal (@MarioNawfal) May 13, 2026
