Putin paralajmëron botën/ Rusia përshpejton modernizimin e arsenalit bërthamor dhe raketave të reja strategjike

Presidenti rus Vladimir Putin ka bërë të ditur se Rusia do të vazhdojë modernizimin e arsenalit të saj bërthamor dhe zhvillimin e sistemeve të reja raketore.

Ai ka thënë se vendi po investon në teknologji të avancuara ushtarake për të forcuar kapacitetet e tij strategjike dhe për të përmirësuar mbrojtjen.

Një ditë më parë, Putin njoftoi se Rusia po përgatitet të vendosë në përdorim deri në fund të vitit raketën ndërkontinentale “Sarmat”.

Sipas tij, kjo raketë është e aftë të mbajë koka bërthamore dhe të godasë objektiva në distanca shumë të largëta, përfshirë SHBA-në dhe Evropën.

“Sarmat” cilësohet si një nga armët më të avancuara të Rusisë dhe pjesë e rëndësishme e modernizimit të forcave të saj bërthamore.