(VIDEO) Përmbytje të fuqishme në Samsun të Turqisë/ 12 të plag*sur dhe lagje të tëra nën ujë
Në provincën veriore të Samsunit në Turqi, të paktën 12 persona janë plagosur si pasojë e përmbytjeve të shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm.
Sipas agjencisë shtetërore Anadolu, reshjet e forta kanë bërë që përrenjtë të dalin nga shtrati, duke përmbytur shtëpi, biznese dhe rrugë. Në disa zona, uji ka marrë edhe automjete.
Ekipet e emergjencës po punojnë në terren për pastrimin e baltës dhe mbetjeve që kanë mbuluar rrugët dhe lagjet e prekura.
Autoritetet lokale bëjnë me dije se personat e plagosur janë dërguar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Për shkak të situatës, shkollat në distriktin Havza janë mbyllur përkohësisht.
Guvernatori i Samsunit, Orhan Tavli, ka bërë të ditur se katër lagje janë përmbytur brenda pak minutash pas reshjeve të forta të së dielës në mbrëmje.
At least 12 people were injured due to heavy rainfall and floods that hit the Turkish province of Samsun. pic.twitter.com/RF5UDWRI0I
— Sprinter Press Agency (@SprinterPress) May 13, 2026

