KONTROLLI NË BANESË E 'NXJERRË ZBULUAR'/ 32-vjeçari shqiptar i gjenden 1.2 kg k*kainë nga policia italiane

Një 32-vjeçar shqiptar është arrestuar në Genova të Italisë, pasi në banesën e tij u gjet një sasi e madhe kokaine.

Sipas policisë italiane, ai është vënë re gjatë kontrollit në disa zona, pasi ka shfaqur nervozizëm dhe është përpjekur t’i shmanget efektivëve.

Gjatë kontrollit fizik, atij i janë gjetur rreth 6 gramë kokainë.

Më pas, gjatë kontrollit në banesë, policia ka zbuluar edhe 1.2 kilogramë kokainë të fshehur në një jastëk në dhomën e gjumit.

Në shtëpi janë gjetur gjithashtu rreth 1.200 euro cash, dy peshore elektronike dhe materiale që dyshohet se përdoreshin për paketimin e lëndës narkotike.

Pas përfundimit të veprimeve procedurale, 32-vjeçari është arrestuar dhe është dërguar në burgun e Marassit në Genova, ndërsa hetimet po vijojnë.