SHBA, të shtëna. 2 të vdekur e 4 të plagosur
Dy persona janë vrarë dhe 4 të tjerë janë plagosur pas të shtënave në një takim të supervizorëve të Komunës në lindje të Pensilvanisë, raportoi një zyrtar gjatë së hënës.Të shtënat u dëgjuan rreth orës 19:30 me orën lokale (lindore) në ndërtesën e Komunës Ross, në Saylorsburg, rreth 75 milje në veri të Filadelfias, tha për CNN Guy Miller, drejtor i menaxhimit të emergjencave në qytetin Monroe.Një person i dyshuar ndodhet në arrest momentalisht, ndërsa të plagosurit janë transportuar për në spitalet më të afërta, tha ai.Bordi i Supervizorëve, prej 3 anëtarësh, të komunës Ross u mblodh gjatë natës së të hënës së parë të muajit, në ndërtesën e Bashkisë së qytetit.Komisionerja e qytetit Monroe, Suzanne McCool, tha se kjo komunë është “më e qeta e qytetit Monroe”.“Komuna nuk përmendet kurrë nëpër gazeta”, tha McCool. Ajo deklaroi gjithashtu se nuk ishte në dijeni të debateve apo çështjeve të mundshme problematike për t’u diskutuar nga supervizorët.“Janë e vetmja komunë në qytetin Monroe, që nuk kanë pësuar rritje taksash pas kaq shumë vitesh”, tha ajo.