Përmbytje në Pakistan, autoritetet raportojnë për 30 viktima

Të paktën 30 persona gjetën vdekjen nga vërshimet në Pakistan. Zyrtarët thanë se vërshimet kanë përmbytur disa rrugë kryesore në qytetin më të madh Karaçi.Nga ky qytet janë edhe pjesa më e madhe e personave që kanë humbur jetën. Disa prej tyre janë vrarë nga rryma elektrike, e disa nga shkatërrimi i kulmeve dhe mureve të ndërtesave.Gjatë tri viteve të fundit, Pakistani është goditur shumë nga vërshimet shkatërruese, ndërsa vërshimet më vdekjeprurëse në historinë e këtij vendi, ishin ato në vitin 2010, me ç’rast humbën jetën rreth 1800 njerëz, ndërsa nga vërshimet ishin prekur pothuajse 21 milionë njerëz.