AI, kërkon lirimin e të burgosurve politik në Kubë

Organizata Amnesty International ka kërkuar lirimin e 5 të burgosurve politik në Kubë.Grupi i të drejtave të njeriut me seli në Nju Jork ka publikuar edhe emrat e pesë të burgosurve të cilët janë: Rafael Matos Montes de Oca, Emilio Plana Robert, dhe vëllezërit Alexeis, Diango dhe Vianco Vargas Martin.Këshilltari special i organizatës Amensty International, Javier Zuniga, tha se burgosjet e tyre janë “vetëm maja e ajsbergut për represionin në Kubë ndaj shprehjes së lirë”.Zyrtarët kubanë kanë përgënjeshtruar se mbajnë ndonjë të burgosur politik.Qeveria dhe mbështetësit e saj i quajnë disidentët si “mercenarë”, që marrin para të jashtme për të provuar ta shkatërrojnë sistemin komunist në Kubë.