“Grusht të hekurt ndaj terroristëve”, Presidenti i Sirisë: Kriza zgjidhet në fushëbetejë

Presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad, thotë se nuk do të ketë dialog politik me kryengritësit dhe ka bërë thirrje që kundër tyre të bëhen sulme me “grusht të hekurt”.Këto komente ai i bëri mbrëmë gjatë iftarit në kryeqytetin Damask.Duke i cilësuar kryengritësit si “terroristë”, Assad tha se “asnjë njeri i arsyeshëm nuk do të mendoj se terrorizmi mund të trajtohet nëpërmjet politikës”.Ai ka vlerësuar se Koalicioni Kombëtar për Revolucionin Sirian dhe forcat opozitare janë “dështim që nuk mund ta luajnë asnjë rol” në zgjidhjen e krizës në Siri.Sipas tij, konflikti në Siri mund të zgjidhet vetëm pasi terrorizmi të çrrënjoset.Presidenti Bashar al-Assad tha se Siria duhet të vendos nëse do të jetë “shtet i qeverisur nga ligji apo shtet ku autoriteti u takon vjedhësve dhe banditëve”.Deri më tani nga konflikti në Siri janë vrarë më se 100 mijë persona.