Marok, mbreti anullon faljen për pedofilin spanjoll pas protestave
Mbreti Mohammed VI i Marokut ka vendosur të anullojë faljen për një pedofil spanjol të liruar kohët e fundit, të quajtur Daniel Galvan.Anullimi i faljes ka ardhur ka pas protestave të fuqishme popullore të kohëve të fundit. Vendimi i mbretit është botuar nga agjencia zyrtare e lajmeve MAP dhë është konsideruar i një natyre të jashtëzakonshme.Galvan, 63 vjeç, u dënua në vitin 2011 me tridhjetë vjet burgim për përdhunimin e njëmbëdhjetë fëmijëve.Duke u përballuar me polemika dhe protesta në rritje për shkak të lirimit të pedofilit, Muhamedi VI deklaroi të shtunën se kishte urdhëruar një hetim "për të përcaktuar përgjegjësitë dhe arsyet e dështimit të drejtësisë në lirimin e këtij njeriu "si dhe përcaktojë përgjegjësit për ata që mundësian shpëtimin e tij.Mijëra njerëz kanë shprehur zemërimin e tyre në disa qytete të mbretërisë duke u përballuar me dhunën e policisë.Sipas deklaratës zyrtare, "Mbreti nuk ishte informuar asnjëherë për egërsinë e krimeve monstruoze për të cilat spanjolli ishte dënuar. Është mëse e qartë se asnjë sovran nuk mund të bjerë dakord për t’i falur dënimin atij atij që është dënuar për mizorinë e krimeve monstruoze që ka kryer.Daniel Galvan Viña ishte pjesë e një liste prej dyzet e tetë të burgosurish spanjollë, që u falën në emër të marrëdhënieve të shkëlqyera mes dy vendeve.