Vëllezërit Tsarnaev, jo thjesht radikalë xhihadistë

Një prej vëllezërve të dyshuar për atentatin në maratonën e Bostonit mbante materiale të ekstremit të djathtë në prag të sulmit, bën me dije agjencia e lajmeve ndëkombëtare BBC.Tamerlan Tsarnaev, tashmë i vdekur ishte i regjistruar në një seksion që ekspozonte supremacinë e racës së bardhë dhe teoritë konspirative, si dhe kishte lexuar materiale për vrasjet në masë.Deri tani vëllezërit Tsarnaev ishin konsideruar thjesht si xhihadistë radikalë. Reporterët e BBC kanë kaluar muaj të tërë duke folur me shokët e atentatorëve, në përpjekje për të zbuluar rrënjët e radikalizimit të tyre. Nga hetimet u zbulua se Tamerlan Tsarnaev ishte në zotërim të artikujve që argumentonin se sulmet e 11 shtatorit dhe ai në Oklahoma Siti në vitin 1995 ishin komplote qeveritare.Një tjetër material në zotërim të tij ishte për "dhunimin e të drejtave për armëmbajtje". Ndërsa një material mbi supremacinë e racës së bardhë thoshte se "Hitleri kishte një qëllim".Tamerlan Tsarnaev kishte gjithashtu materiale mbi atë se çfarë motivonin vrasjet në masë dhe shënime sesi autorët vrisnin dhe gjymtonin viktimat me gjakftohtësi.Gjithashtu, nuk mungonin materialet për avionët amerikanë të telekomanduar që vrisnin civilë dhe për vështirësitë e persona të burgosur në Guantanamo.