Berluskoni: Unë nuk tërhiqem. Kavalieri siguron mbështetjen për qeverinë Letta
Në një show por pa rrezik për qeverinë e kualicionit të Lettas rezultoi protesta e dieshme në Romë kundër dënimit nga Gjykata e lartë të ish- kryeministrit italian Silvio Berluskoni.Përpara mijërave mbështetësve dhe deputetëve të PDl, Silvio Berluskoni, i veshur me të zeza, u ngjit në podium nën shoqërimin e hymnit kombëtar ku premtoi se nuk do të dorëhiqet nga jeta publike dhe se ka shumë për të bërë për vendin e tij."Une jam i pafajshem , jam ketu dhe do te qendroj ketu dhe nuk do vdes" tha Berluskoni .Kavalieri shprehu mbështetjen e tij të plotë për qeverinë e Lettas."Qeveria Letta duhet të shikojë përpara, parlamenti duhet të vazhdojë të miratojë masat ekonomike" tha ish-kryeministri italian, ndërsa sulmoi vendimin e Gjykatës së Lartë në Romë,e cila e dënoi me nje vit arrest shtëpiak dhe heqjen e tij për 5 vjet nga të drejtat publike. Gjykata më e lartë në Itali, të enjten, e ka mbështetur dënimin me katër vjet burg për spastrim parash në çështjen e rrjetit televiziv “Mediaset” pronari i të cilit është Berluskoni.Ndërsa Kryeministri italian Enriko Letta duke komentuar fjalimin e Berluskonit la të kuptohej se ai pret veprim konkret nga qendra e djathtë.Dy ditë më parë Berluskoni kishte kërcënuar me dorëheqje nga qeveria e kualicionit në qoftë nuk nisin reformat e menjëhershëm të gjyqësorit. Në takimin e tij me anëtarët e grupit parlamentar, Berluskoni tha se është gati për zgjedhje nëse nuk ka reforma substanciale në ligjet e gjyqësorit."Ministrat e Popullit të Lirisë janë të gatshëm të paraqesin dorëheqjen e tyre nga qeveria", shtoi sekretari i PDL, Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Brendshëm Angelina Alfano.Fjalimi i Berluskonit të dielën që nisi rreth orës 18 e 15 nën sytë vigjilentë të dashurës së tij Francesca Pascale nuk zgjati më shumë se 15 minuta.Ndërsa ai justifikoi praninë relativisht të dobët të mbështetësve, duke thënë se temperaturat e larta dhe bllokimi i hyrjeve nga autoritetet komunale nuk kanë bërë të mundur të vijnë të gjithë.