El-Sissi kritikon ashpër Shtetet e Bashkuara

Shefi i ushtrisë egjiptiane Abdel Fattah el-Sissi ka kritikuar fuqishëm Shtetet e Bashkuara që refuzuan të mbështesin qartë rrëzimin e presidentit islamik Mohamed Morsi muajin e kaluar.Ai i tha gazetës The Washington Post se administrate Obama i kthehu shpinën egjiptianëve, dhe ata nuk do ta harrojnë këtë.Komentet u bënë ndërsa zëvendës sekretari amerikan i Shtetit William Burns vazhdoi takime të veçanta me udhëheqësit e përkohshëm egjiptianë dhe aleatët e Morsit në Kajro të shtunën si pjesë e përpjekjeve të Perëndimit për të negociuar mes të dy palëve.Vëllazëria Muslimane e zotit Morsi ka kritikuar gjithashtu administratën Obama duke e akuzuar atë për pranim në heshtje të një grushti shteti kundër ish-presidentit, të cilin ushtria e detyroi të largohej nga pushteti më 3 korrik.Uashingtoni nuk ka pranuar ta quaj rrëzimin e zotit Morsi një grusht shteti një etiketim që do ta detyronte të shkurtonte ndihmat për Egjiptin, një aleat ushtarak i Shteteve të Bashkuara.