1 miliard euro mallra fallso të konfiskuara në vendet e BE-së, vinin nga Kina

Autoritetet doganore të Bashkimit Evropian kanë konfiskuar mallra falso në vlerë prej 1 miliard eurove gjatë vitit 2012, kryesisht të importuara prej Kinës.Mallrat më të shpeshta të konfiskuara kanë qenë cigaret dhe Viagra, kanë njoftuar zyrtarët e BE-së, të hënën.Rreth 40 milion artikuj individual që dyshohet se kanë shkelur të drejtën e autorit janë konfiskuar thuhet në raportin vjetor të Komisionit Evropian rreth veprimtarisë doganore për të siguruar të drejtën e autorit.Shumica e këtyre artikujve janë shkatërruar.Vlera e artikujve të konfiskuar është përafërsisht e njejtë me atë të mallrave që janë konfiskuar në vitin 2011.