Nigeri, përleshje mes ushtrisë dhe grupit ekstremist Boko Haram, 35 të vdekur
Të paktën 35 persona kanë vdekur, nga përleshjet ndërmjet të ushtrisë së Nigerisë dhe grupit ekstremist islamist Boko Haram në dy qytetet veri-lindore, njoftoi ushtria të hënën për të shtuar se shumica e viktimave janë nga grupi i kundërt.Përleshjet shpërthyen fillimisht në qytetin Bama, pas një sulmi mbi një stacion policor “ku u vra një oficer policor dhe 17 terroristë të Boko Haram”, tha ushtria përmes një komunikate.Më pastaj luftime pati edhe në qytetin Malam Fatori, ku cak i pjesëtarëve të Boko Haram ishin trupat ushtarake.“Dy ushtarë vdiqën në këtë sulm, kurse u vranë 15 terroristë të Boko Haram”, shtoi ushtria.Të dy incidentet kanë ndodhur të dielën.Sipas forcave të armatosura nigeriane, pjesëtarët e Boko Haram ishin të armatosur “me armë të sofistikuara” dhe eksplozivë gjatë sulmeve.Dy qytezat Boama dhe Malam Fatori gjenden në shtetin Borno të Nigerisë, që llogaritet si bazë e Boko Haram.