UNICEF: Fëmijët siriane në gjendje kritike

Rreth 1,9 milionë sirianë, gjysma e tyre janë fëmijë dhe të rinj kanë kërkuar mbrojtje në vendet fqinjë ndërsa vendosen në strehimore emergjente ose në kampe. Këto janë të dhënat e fundit të lëshuar nga organizata humanitare për fëmjë UNICEF.Më të prekur janë më shumë se 3,1 milionë vajza dhe djem në Siri. Vetëm në kampin e refugjatëve në kufirin siriano-irakian Domis, mijëra vajza dhe djem duhet të mbijetojnë nga temperaturat e larta që arrijnë deri në 45 gradë.Ndërkohë Gjermania njoftoi se do të rrisë ndihmat me 20 milionë euro për refugjatët."Për të lehtësuar "katasrofën rajonale" në vendet fqinjë, do të sigurohet një ndihmë shtesë prej 20 milionë eurosh", tha Ministri gjerman për zhvillim.Nga ana tjetër Presidenti sirian Bashar al Assad përjashton bisedimet me opozitën, ndërsa situata vijon të mbetet kritike. Pas sulmeve më të fundit ushtarake të trupave të tij në luftën kundër kryengritësve, Assad ka përjashtuar përsëri bisedimet me opozitën. “Kriza le të zgjidhet në fushën e betejës”, tha Assad në një fjalim në mediat në vend.“Me "terroristët" nuk ka zgjidhje tjetër, ata duhen shtypur me grusht të hekurt”, theksoi Assad.Që prej fillimit të kryengritjes kundër Assad-it në mars 2011, sipas vlerësimeve të OKB kanë humbur jetën më shumë se 100.000 persona.