Paditi Agron Shehajn për shpifje, Bashkim Ulaj paraqitet në GJKKO

Biznesmeni Bashkim Ulaj është paraqitur këtë të martë në ambientet e GJKKO, në kuadër të procesit gjyqësor që ka hapur ndaj deputetit Agron Shehaj dhe Endri Kaprit.

Padia lidhet me deklarata dhe akuza publike të bëra në lidhje me projektin e resortit turistik në zonën e Rrjollit, në veri të vendit.