Ish-ministri polak i Drejtësisë, i kërkuar për përgjim dhe keqpërdorim fondesh

Autoritetet polake po kërkojnë ish-ministrin e Drejtësisë, Zbigniew Ziobro, i cili dyshohet për keqpërdorim fondesh publike dhe përdorim të programit të përgjimit Pegasus ndaj kundërshtarëve politikë.

Sipas mediave lokale, Ziobro ndodhet aktualisht në Shtetet e Bashkuara, pasi më parë kishte qëndruar në Hungari.

Ai raportohet se është larguar nga Hungaria pasi ndryshimet politike në vend kanë rritur presionin për ekstradimin e tij në Poloni.

Në Poloni, ndaj tij po zhvillohen hetime për abuzim me fondet shtetërore dhe për çështje që lidhen me survejimin e kundërshtarëve politikë.

Ai i ka mohuar akuzat dhe i ka cilësuar ato si të motivuara politikisht.

Ministria e Jashtme polake ka bërë të ditur se nuk ka informacion zyrtar për vendndodhjen e tij dhe se pasaporta e tij është revokuar.