Armëpushimi nuk ndal luftën/ Sulme ajrore në Ukrainë lënë të paktën 3 viktima

Sulmet ajrore në Ukrainë kanë vijuar edhe gjatë 24 orëve të fundit, duke shkaktuar viktima pavarësisht një armëpushimi të përkohshëm të njoftuar mes palëve.

Autoritetet ukrainase bëjnë me dije se të paktën 3 persona kanë humbur jetën si pasojë e bombardimeve, ndërsa janë raportuar edhe dëme materiale në disa zona të prekura.

Nga ana tjetër, presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë të ditur më herët se Rusia dhe Ukraina kishin pranuar një armëpushim tre-ditor që zgjat nga 9 deri më 11 maj, në kuadër të përpjekjeve për uljen e tensioneve.

Megjithatë, pavarësisht këtij njoftimi, situata në terren tregon se përplasjet nuk janë ndalur plotësisht. Lufta mes Ukraine dhe Russia vazhdon prej më shumë se katër vitesh, ndërsa përpjekjet për një marrëveshje të qëndrueshme paqeje mbeten të bllokuara.