Trump paralajmëron Iranin: Uraniumi i pasuruar është nën kontroll, mund ta marrim në çdo moment
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Maj 2026, 18:37
Donald Trump ka folur për situatën me Iranin dhe uraniumin e pasuruar, duke thënë se SHBA nuk do të lejojë që Teherani të pajiset me armë bërthamore.
Ai u shpreh se çështja po monitorohet nga afër dhe se uraniumi i pasuruar është nën vëzhgim.
Sipas tij, në një moment të caktuar SHBA mund të ndërhyjë për ta marrë nën kontroll këtë material.
Ai shtoi gjithashtu se çdo lëvizje e dyshimtë rreth tij po ndiqet dhe se do të ketë reagim të menjëhershëm nëse krijohet rrezik.
Deklaratat u bënë gjatë një interviste për emisionin amerikan “Full Measure”, ku Trump foli edhe për tensionet e vazhdueshme me Iranin dhe sigurinë ndërkombëtare.

