Evakuim masiv në Tenerife/ 40 pasagjerë zbresin nga anija e prekur nga hantavirusi
Rreth 46 persona janë larguar deri tani nga anija turistike MV Hondius, e cila është prekur nga hantavirusi, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
Procesi i zbarkimit po vijon në mënyrë të organizuar dhe pritet të vazhdojë deri në perëndim të diellit, ndërsa pjesa e mbetur e pasagjerëve do të largohet nesër në mëngjes.
Në bord ndodheshin gjithsej 146 persona, përfshirë pasagjerë dhe ekuipazh, kur anija mbërriti në Tenerife.
Deri tani, janë evakuuar qytetarë nga Spanja, Franca, Kanadaja dhe Holanda. Sipas OBSH-së, të gjithë personat e mbetur pritet të zbresin deri të hënën në mbrëmje.
Pas përfundimit të procesit, anija MV Hondius do të kthehet në Holandë, në portin e saj origjinal. Në bord do të qëndrojnë rreth 30 anëtarë të ekuipazhit së bashku me një ekip mjekësor.
Zyrtarë të OBSH-së kanë vlerësuar bashkëpunimin mes organizatës, autoriteteve spanjolle dhe vendeve të tjera gjatë menaxhimit të situatës, duke e konsideruar procesin të koordinuar dhe të kujdesshëm.

