“Anijet tuaja në Hormuz do të përballen me përgjigje të menjëhershme”/ Irani paralajmëron Francën dhe Britaninë
Irani ka paralajmëruar për pasoja të rënda nëse anije luftarake britanike dhe franceze vendosen në Ngushticën e Hormuzit, një nga rrugët më të rëndësishme detare për transportin e naftës në botë.
Zëvendësministri i Jashtëm iranian ka thënë se çdo prani ushtarake e huaj në këtë zonë, nën arsyetimin e mbrojtjes së anijeve tregtare, do të shihet si përshkallëzim i situatës dhe do të marrë përgjigje të menjëhershme.
Sipas tij, çdo bashkëpunim i mundshëm mes SHBA-së, Britanisë dhe Francës në këtë zonë detare konsiderohet i paligjshëm dhe rrit tensionet në rajon.
Nga ana tjetër, Ministria e Mbrojtjes e Britanisë ka njoftuar se anija luftarake HMS Dragon po dërgohet në Lindjen e Mesme, si pjesë e një plani për të mbrojtur trafikun detar në Ngushticën e Hormuzit, në rast se situata e sigurisë përkeqësohet.
