SHBA forcon bllokadën detare ndaj Iranit/ Centcom: Mbi 20 anije luftarake në operacion
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Maj 2026, 19:06
Komanda Qendrore e Forcave të Armatosura Amerikane (Centcom) ka bërë të ditur se më shumë se 20 anije luftarake të SHBA po marrin pjesë në zbatimin e një bllokade detare ndaj Iranit.
Në një njoftim në rrjetin social X, thuhet se forcat amerikane kanë devijuar 61 anije tregtare dhe kanë neutralizuar 4 të tjera, si pjesë e operacioneve për të kontrolluar qarkullimin detar në zonë.
Sipas të njëjtit burim, këto veprime janë ndërmarrë për të siguruar respektimin e bllokadës dhe për të kufizuar lëvizjet detare të lidhura me Iranin.
Deri tani nuk ka reagim zyrtar nga Teherani lidhur me këto zhvillime.
