Irani i përgjigjet planit të paqes së SHBA-së/ Pezeshkian: Nuk ka dorëzim, vetëm mbrojtje e interesave kombëtare

Sipas mediave shtetërore iraniane, Irani i ka dhënë përgjigje propozimit të paqes të Shteteve të Bashkuara.

Pas këtij raportimi, presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, ka publikuar një reagim në rrjetet sociale, ku ka lënë të kuptohet qëndrimi i Teheranit për zhvillimet e fundit.

Ai ka thënë se Irani nuk do të dorëzohet dhe se çdo dialog apo negociatë nuk duhet të shihet si tërheqje, por si mënyrë për të mbrojtur interesat e vendit.

Sipas agjencisë shtetërore IRNA, në këtë fazë diskutimet pritet të fokusohen fillimisht te ndalimi i konfliktit, përpara se të kalohet në çështje më të ndjeshme.

Megjithatë, ende nuk janë bërë publike detaje të plota mbi përmbajtjen e përgjigjes iraniane.

Plani i propozuar nga SHBA synon fillimisht t’i japë fund luftës në mënyrë zyrtare, dhe më pas të hapë bisedime për çështje të tjera të debatueshme, përfshirë programin bërthamor të Iranit.