Afganistan, dhjetra të vdekur nga vërshimet masive
Zyrtarët e Afganistanit thonë se kanë vazhduar operacionet e shpëtimit në kryeqytetin Kabul dhe në disa provinca lindore, ku nga vërshimet masive kanë vdekur dhjetëra njerëz dhe qindra të tjerë janë plagosur.Ministria e mbrojtjes e Afganistanit tha se afro 500 ushtarë po marrin pjesë në operacionet e shpëtimit.Helikopterët ushtarakë i kanë larguar së paku 225 njerëz nga fshatrat e prekura në hapësira të sigurta.Vërshimet e shkaktuara nga të reshurat e mëdha, më së shumti i kanë goditur hapësirat në provincat Kabul, Khost, Konar, Paktia dhe Nangarhar.Së paku 19 vetë njerëz, përfshirë femra dhe fëmijë, e kanë humbur jetën nga vërshimet gjatë ditës së djeshme në Nangahrar.Zyrtarët thonë se një duzinë e njerëzve ende konsiderohen të zhdukur, ndërsa qindra shtëpi dhe biznese janë përmbytur.