EMRI+PAMJE/ Atentat mafioz në Sarandë, vritet me plumb në kokë biznesmeni
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Maj 2026, 22:12
Në Sarandë, në zonën e Gjashtës, mbrëmjen e sotme është raportuar një atentat me armë zjarri.
Sipas informacionit paraprak, viktimë ka mbetur Rexhep Ismaili, 66 vjeç, pronar i një karburanti në zonë.

Ai është qëlluar me armë zjarri dhe ka marrë një plumb në kokë.
Ngjarja ka ndodhur pranë pikës së karburantit që ai kishte në pronësi.
Raportohet gjithashtu se Ismaili mbante edhe detyrën e kryetarit të Shoqatës Çamëria, dega Sarandë.

Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie, të cilat kanë rrethuar zonën dhe po punojnë për të sqaruar rrethanat e vrasjes.
Hetimet vijojnë për identifikimin e autorëve dhe motivin e ngjarjes.

