Ç'po ndodh në plazhin e Qerretit, masive të mëdha dheu bllokojnë zonën

Një masakër mjedisore raportohet të ketë ndodhur në zonën e plazhit të Qerretit.

Siç mund të shihet dhe në foton e mësipërme, masive të mëdha dheu janë hedhur në zonë duke bllokuar daljen drejt detit.

Sipas raportimeve, kjo ndërhyrje është bërë me qëllim zgjerimin e sipërfaqes së plazhit, duke shtuar territor të ri përgjatë vijës bregdetare.

Megjithatë raportohet se këto ndërhyrje, në prag të sezonit turistik u kanë prishur ndjeshëm qetësinë banorëve dhe pushuesve.

Për shkak të grumbujve masiv të dheut dhe bllokimit të daljes drejt detit, ata e kanë të pamundur të shfrytëzojnë plazhin, duke u përballur me vështirësi në akses dhe kushte të papërshtatshme për pushim.