(EMRI) Tragjedi në Divjakë/ 57-vjeçari humb jetën pasi zetori përmbyset gjatë punës në tokë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Maj 2026, 18:38
Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në fshatin Babunje e Re, në Divjakë, ku një 57-vjeçar ka humbur jetën.
Viktima është Kujtim Meçi, banor nga Fier-Semani.
Ai ishte duke punuar tokën e tij bujqësore kur zetori që po përdorte është përmbysur dhe e ka zënë poshtë.
Për shkak të plagëve të marra, 57-vjeçari ka ndërruar jetë në vend.
Ngjarja dyshohet të ketë qenë aksidentale, ndërsa pritet sqarimi i plotë i rrethanave.
