Kontrolli policor i 'kap mat'/ Dy të rinj në Vlorë bien në pranga, qarkullonin me 800 gramë k*nabis. Njëri në kërkim për...

Kontrolli policor i 'kap mat'/ Dy të rinj në Vlorë bien
Dy të rinj, 27 dhe 30 vjeç, janë arrestuar nga policia e Vlorës gjatë një kontrolli në fshatin Gumenicë, pasi dyshohet se shpërndanin lëndë narkotike.

Sipas policisë, gjatë kontrollit në automjetin me të cilin po lëviznin, u gjetën rreth 800 gramë kanabis, që dyshohet se ishte e destinuar për shitje.

Nga verifikimet rezultoi se 27-vjeçari ishte më parë në kërkim për kanosje dhe për mbajtje pa leje të armëve dhe municionit. Ai dyshohet se në muajin mars ka kërcënuar një person me armë zjarri kallashnikov.

Të dy shtetasit janë arrestuar në flagrancë dhe materialet i janë dërguar Prokurorisë së Vlorës për veprime të mëtejshme.