NIS APLIKIMI PËR MATURËN 2026/ Maturantët nisin aplikimin online për formularët A1 dhe A1Z
Aplikimet për formularët A1 dhe A1Z të Maturës Shtetërore 2026 kanë nisur që prej datës 5 maj dhe do të vijojnë deri më 7 maj, duke u dhënë maturantëve një afat të kufizuar për të përmbyllur një procedurë të detyrueshme për pjesëmarrjen në provimet e qershorit. Eksperti i punësimit, Erjon Muça thekson se këto provime nuk kanë ndikim të drejtpërdrejtë në tregun e punës, duke nënvizuar se hapi i radhës për maturantët mbetet përzgjedhja e degëve të studimit.
Aplikimet për formularët A1 dhe A1Z të Maturës Shtetërore 2026 kanë nisur prej datës 5 maj dhe do të zgjasin deri më 7 maj. Maturantët mund të aplikojnë çdo ditë nga ora 08:00 deri në 16:00 përmes platformave online, një procedurë e detyrueshme për të marrë pjesë në provimet e maturës.
Pas përfundimit të procesit të aplikimit, maturantët do të përballen me provimet e Maturës Shtetërore, të cilat do të zhvillohen gjatë muajit qershor.
Tabele
2 qershor – Provimi i gjuhës së huaj
9 qershor – Gjuhë shqipe dhe letërsi
16 qershor – Matematikë
23 qershor – Provimi me zgjedhje
Për ekspertin e punësimit erjon muca keto provime nuk kane ndikim ndersa apeloi që pas ketij hapi eshte plotesimi i degeve ku duhet te jene ne perputhje me kerkesat per tregun e punes
Sakaq Ministria e Arsimit Autoritetet arsimore u bëjnë thirrje të gjithë maturantëve që të respektojnë afatet dhe të sigurohen që aplikimi të kryhet brenda datës 7 maj.
