"S'ka më policë rrugëve dhe hygjym përpara sa na ha këmba... 23 viktima në 25 ditë"- Gazetari ironizon kreun e Policisë për heqjen e policëve nga rrugët

Gazetari i Kronikës, Elton Qyno, jep shifrat e frikshme të viktimave në rrugët e Shqipërisë.

Në 25 ditë janë regjistruar 23 viktima, thotë Qyno, teksa tërheq vëmendjen te urdhëri i kreut të Policisë së Shtetit, Skënder Hita, për heqjen e efektivëve të Rrugores nga rrugët.

REAGIMI I QYNOS

Në 25 ditë, 23 viktima nga aksidentet rrugore, lëri të plagosurit pastaj.

Vijoni duartrokisni urdhërin e Drejtorit që zhduku Rrugoren nga rrugët.

Ishin ca e ca, përfshirë dhe gazetarë që jo vetëm e falenderonin për lëvizjen fine të ndërmarrë, por dhe mburreshin se këtë lëvizje "shahu" ia kishin sugjeruar vetë.

Shyqyr që nuk i shkruajtën shif na hiq dhe komisariatet.

Urrrrraaaa s'ka më policë rrugëve dhe hygjym përpara sa na ha këmba...