Lezhë/ Dy persona nën hetim për falsifikim pronash, dyshohet për dokumente të vitit 2000
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Maj 2026, 16:29
Dy persona janë vënë nën hetim në Lezhë, pas një kallëzimi për falsifikim dokumentesh pronësie që dyshohet se ka ndodhur rreth vitit 2000.
Sipas policisë, specialistët për krimet ekonomike kanë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit M. T., 70 vjeç, dhe Sh. G., 53 vjeç.
Hetimi ka nisur pas kallëzimit të bërë nga dy shtetas të tjerë, të cilët pretendojnë se kundrejt pagesës u është falsifikuar një akt për marrjen e një prone toke.
Autoritetet bëjnë me dije se po vijojnë verifikimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e rastit.
