Tiranë/ 23-vjeçari bëri 'namin' në 2 muaj, vodhi 12 kioska dhe një biçikletë. Përfundon në pranga

Një 23-vjeçar është vënë në pranga në Tiranë, i dyshuar për një seri vjedhjesh të kryera gjatë dy muajve të fundit.

Sipas policisë, i riu ka vjedhur në 12 kioska në zona të ndryshme të qytetit, si edhe një biçikletë.

Nga verifikimet ka rezultuar se ai ka qenë i dënuar më parë për vjedhje dhe përfshirje në raste me lëndë narkotike.

Hetimet po vijojnë për të parë nëse është i përfshirë edhe në vjedhje të tjera.

Materialet i janë dërguar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.