(FOTO) KONTROLLI SURPRIZË NË QELITË E FUSHË KRUJËS/ Nga telefonat te mjetet e mprehta, ja çfarë u gjet gjatë dy orëve inspektim
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Maj 2026, 20:53
Në IEVP Fushë-Krujë është zhvilluar një aksion kontrolli i befasishëm nga drejtues të lartë të Burgjeve dhe Policisë së Burgjeve.
Kontrolli ka nisur rreth orës 17:30 dhe ka përfunduar në 19:30, duke përfshirë kontrolle të plota në ambientet e institucionit.
Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar 3 telefona celularë, 3 pajisje të ngjashme me orë-telefon, si dhe disa mjete të improvizuara të mprehta dhe sende të tjera të ndaluara.
Autoritetet bëjnë me dije se kontrolle të tilla do të vazhdojnë edhe në institucione të tjera të vuajtjes së dënimit, me qëllim rritjen e sigurisë dhe parandalimin e sendeve të paligjshme brenda burgjeve.
