VIDEO/ Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme dhe të nesërme (6 - 7 Maj 2026)
Njihuni parashikimin e motit për sot dhe nesër në vendin tonë dhe kontinentin evropian.
Masat e ftohta sjellin rrebeshe shiu, breshër dhe stuhi në Evropën Qendrore, ndërsa Baltiku dhe zona të izoluara të Ballkanit mbeten me reshje afatshkurtra. Pjesa tjetër e kontinentit dominohet nga mot i kthjellët.
Njihemi tani me kushtet e motit për sa i përket vendit tonë. Sipas MeteoAlb, mot i kthjellët dhe i ngrohtë paraqitet në bregdet dhe ultësirë, ndërsa në zonat verilindore dhe juglindore ka vranësira me mundësi për pak reshje. Temperaturat luhaten nga 5°C deri në 27°C. Era fryn 40km/h mesatare, me dallgëzim 1 ballë.
Shohim tani kushtet e motit në rajon dhe Evropë për ditën e nesërme, Evropa Veriore dhe Baltiku vijojnë me reshje dhe erëra të forta, ndërsa Alpet me rrebeshe të shkurtra. Pjesa më e madhe e Evropës mbetet me mot të qëndrueshëm dhe temperatura të larta, sidomos në Ballkan dhe Mesdhe.
Njihemi tani me kushtet e motit në vendin tonë për ditën e nesërme. Sipas MeteoAlb, paraditja pritet me kthjellime dhe vranësira të pakta, ndërsa pasditja sjell reshje të pakta në gjysmën lindore. Temperaturat rriten nga 6°C në 29°C. Era fryn 45 km/h, me dallgëzim deri në 2 ballë.

