Salianji nuk ia përton Nokës: Kjo kone që mendon se është bulldog, flet pa menduar dhe shkruan pa kuptuar çfarë thotë

Konflikti mes demokratëve Ervin Salianji dhe Flamur Noka sa vjen e thellohet. Kjo pasi deklaratave të Nokës i është përgjigjur sërish ish-deputeti, i cili thekson se flet pa menduar dhe shkruan pa kuptuar çfarë thotë.

REAGIMI I SALIANJIT

Flamur Çupëlina, kjo kone që mendon se është bulldog i Sali kolltukut, flet pa menduar dhe shkruan pa kuptuar çfarë thotë.

Mul Çupëlina, unë nuk pyes as per regjimin dhe as ha jashteqitjet e shefit sic ben ti per ti rene në sy! Qëndrova përballë regjimit dhe u përballa aty ku deshën e kur deshën, ndryshe nga ty që u bëre spiun i serbëve sepse nuk e mbaje dot burgun.

Të kujtohet kur erdhe në burgun e Fierit i trembur dhe kërkoje shoqërues për të hyrë? Të veshëm me fustan dhe të dhamë shoqërues!

Trimat nuk bëhen me statuse e as me lehje për llogari të kolltukut.

Problemi më i madh i PD-së sot është se ka kllouna si ti e është kthyer në një fabrikë ku shpërblehet servilizmi, ngrihet grotesku në piedestal dhe sulmohen ata që përballen realisht me regjimin.

Koha e çyrykëve që jetojnë me urdhra dhe privilegje po mbaron.

Se kush e mban burgun është e provuar por se si e mban turpin një PD e tërë që të mban ty drejtues kjo ështe drama e PD dhe shoqerise, e per kete do vazhdoj te luftoj!